AKTUALITET /

Ndodh dhe kjo/ Beogradi “ndizet” sërish nga protestat kundër Vuçiç, në Kumanovë organizohet tubimi pro tij

Në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut, dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën në një tubim ku shprehën mbështetjen e tyre ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç

Shkruar nga Versus

Ndodh dhe kjo/ Beogradi “ndizet” sërish nga protestat

Mijëra protestues u mblodhën sot pasdite në qendër të Beogradit për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare, duke synuar t’i japin një shtysë të re lëvizjes kundër korrupsionit që lindi pas shembjes tragjike të stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024.

Ndërsa në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut, dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën në një tubim ku shprehën mbështetjen e tyre ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Të pranishmit mbanin pankarta me mbishkrimet “Kumanova dhe Shkupi janë me Vuçiqin”, ndërsa në sfond dëgjohej muzikë popullore serbe. Në tubim u valëvitën flamuj maqedonas dhe serbë.

Nga shoqata thanë se qëllimi i tyre nuk është përhapja e nacionalizmit, por promovimi i dashurisë, paqes dhe stabilitetit mes qytetarëve. Versus.al

 

Poll