AKTUALITET /

Ndodh dhe kjo! Një e moshuar në Tiranë gjobitet sepse ushqen macet e rrugës

Në gjobën e vendosur, bashkia i kërkon Irinit të “largojë menjëherë macet”, por e moshuara nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përkujdesja ndaj tyre, shkruan TopChanel.

Shkruar nga Versus

Ndodh dhe kjo! Një e moshuar në Tiranë gjobitet sepse ushqen

Irini, një 82-vjeçare nga Tirana, është gjobitur me 10 mijë lekë nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pasi akuzohet për “ndotje akustike” për shkak të maceve që mban dhe ushqen në banesë.

Përveç maceve të saj, ajo kujdeset dhe për kafshë të braktisura në lagje.

Në gjobën e vendosur, bashkia i kërkon Irinit të “largojë menjëherë macet”, por e moshuara nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përkujdesja ndaj tyre, shkruan TopChanel.

Për këtë arsye, ka çuar çështjen në Gjykatën Administrative me ndihmën e avokates së saj, duke kërkuar anulimin e gjobës dhe pezullimin e saj deri në shqyrtimin përfundimtar të padisë.

Irini i bën thirrje gjykatës të njohë faktin se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve në banesë. Çështja është tashmë në proces shqyrtimi të përshpejtuar.

Për të, macet janë familje dhe dashuri, jo burim ndotjeje.

Poll