
Neritan Buzi është emëruar si shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet, pas largimit të Lorenc Shehut, i cili kishte qenë i komanduar në këtë detyrë.
Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka kaluar nëpër disa ndryshime në drejtim vitet e fundit. Fillimisht, drejtimi ishte në duart e Roven Zekës, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas, vendi iu besua Lorenc Shehut.
Tani, drejtimi ka kaluar te Neritan Buzi, i cili më parë ka shërbyer si shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.







