
Në institucionin e Gardës së Republikës ka patur disa ndryshime në postet e larta. Është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit, kryekomisari Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është emëruar drejtues i parë Agim Hila. Gjithashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore, ndërsa vendi mbetet vakant.
Pas dështimit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, Garda po planifikon ndryshimin e ligjit për ndryshimin e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë 61 vjeç. Versus.al

