AKTUALITET /

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxorën sekrete hetimore, SPAK fletë-arresti për dy ish-zyrtarë

Të dy, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në redaksitë e mediave dhe personave të tjerë dokumente të dosjeve që janë ende duke u hetuar nga SPAK.

Shkruar nga Versus
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxorën sekrete hetimore,
Foto montazh: Godina e SPAK, Zambak Gjoni

Dy "fletë-arresti" janë prerë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një masë e re i është komunikuar në burg ish-drejtuesit të IKMT-së, Zambak Gjonit, ndërsa me SPAK është përballur edhe ish-drejtori i burgut të Vlorës, Artjon Rrokaj. Sipas "CNA", për të dy është marrë një vendim i GJKKO-së me kërkesë të prokurorit të çështjes Bledar Maksuti. 

Të dy, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në redaksitë e mediave dhe personave të tjerë dokumente të dosjeve që janë ende duke u hetuar nga SPAK. Pra, kanë nxjerrë sekretin hetimor. Megjithatë, edhe pse ka një masë sigurie ndaj tyre, ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimi vazhdon dhe pas arrestimit të dy zyrtarëve pritet një operacion që mund të përfshijë edhe emra të tjerë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: