AKTUALITET /

Në burg prej 9 muajsh, Apeli i GJKKO lë në qeli Metën! Avokati Cakrani: Këta janë rrogëtarë, jo gjyqtarë

Shkruar nga Versus

Në burg prej 9 muajsh, Apeli i GJKKO lë në qeli Metën!

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili mbahet në paraburgim prej 21 tetorit të 2024-ës.

Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se i propozoi gjykatës çdo masë tjetër sigurie për Metën duke argumentuar se nuk ka vepër penale teksa përdori faktin që SPAK nuk ka paraqitur ende përparimin e hetimeve ndaj Metës.

“Kjo është drejtësi e cila i heton qytetarët dhe nuk arrin dot të përfundojë hetimet. Dy prokurorët Kraja dhe kolegu i tij nuk dhanë shpjegime edhe pasi u pyetën nga gjykata. Nuk kishin arsye reale, ne arsyet i dimë në fakt. Sot presidenti po mbahet në kushtet e një persekutimi politik. Sepse ju e dini mirë se çfarë po heq në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat e telefonatave me njerëzit e tij. Këta nuk janë gjyqtarë, por rrogëtarë”- u shpreh mes të tjerash avokati i Metës, Kujtim Çakrani.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për Ilir Metën ndërsa nuk ka nxjerrë ende përfundimet nga çështja që po heton mbi lobimin e LSI në SHBA dhe afera "CEZ-DIA" për të cilën po hetohet edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe 3 ish-bashkëpunëtorë të tjerë. Prokuroria e Posaçme pretendon se Meta ka kryer 3 vepra penale, fshehje pasurie, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Për të njëjtat akuza dyshohet edhe Kryemadhi e cila është nën masën "detyrim paraqitje". Versus.al

Poll