AKTUALITET /

Në kërkim për impiant gazi në pronë publike, kush është biznesmeni Meqemeja? I dha Ahmetajt 140 mijë euro

Shkruar nga Versus
Në kërkim për impiant gazi në pronë publike, kush
Arben Ahmetaj dhe Sokol Meqemeja

Policia e Vlorës njoftoi sot shpalljen në kërkim të biznesmenit Sokol Meqemeja, pronarit të “Delvina Gas” i cili akuzohet për ndërtimin në tokë publike të një impianti gazi në Delvinë.

Meqemeja rezulton emër i njohur për opinionin publik pasi përveç një skandali që përfshiu dy vite më parë kompaninë “Ëudy”, emri i tij përmendet edhe në dosjen hetimore për ish-zv.kryeministrin e shpallur në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj.

Në faqen 320 të dosjes së përpiluar nga SPAK, pronari i kompanisë së mishit “Frigo Food” akuzohet se i ka dhënë Ahmetajt 140 mijë euro përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve. Sipas SPAK, shuma ka shkuar për Ahmetajn si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj.

Skema e krijuar për t’i kaluar paratë Ahmetajt

“Sokol Meqemeja, i shoqërisë "Frigo Food Shpk” datë 05.05.2018, është miratuar dhënia e huasë për shtetasen Sonila Goxha në vlerën 140.000 Euro. Shtetësja Sonila Goxhaj rezulton të ketë dy fëmijë nga marrëdhënia që ka me shtetasin Sokol Meqemeja”- thuhet në dosjen e SPAK.

Sonila Goxhaj ka marrë “gjoja” një hua 140 mijë euro nga “Frigo Food” dhe më pas ka lidhur kontratë me ish-gruan e Arben Ahmetajt, Albina Mançka, për të blerë apartamentin me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazh 21 m2. Ky apartament më parë i ishte shitur një personi me emrin Besmir Prifti.

SPAK thotë se Goxhaj prej 5 vitesh nuk i ka kthyer asnjë këst për huanë dhe kur është pyetur nga SPAK ka deklaruar se ka paguar 4 milionë lekë të reja. Sipas prokurorisë së posaçme, për një apartament të shitur 2 herë Arben Ahmetaj mori 270 mijë euro, 130 mijë nga Mirel Mërtiri dhe 140 nga Sokol Meqemeja si shpërblim për inceneratorin. Versus.al

Poll