
Pavarësisht se lufta në Lindjen e Mesme ka ndaluar pasi mes palëve u arrit armëpushim, në Shqipëri vijon të rritet çmimi i naftës. Bordi i Transparencës publikoi sot çmimet e reja për karburantet.
Nga ora 18:00 e të premtes, nafta do të shitet me 217 lekë për litër, duke shënuar rritje me 7 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Gjithashtu edhe benzina shënon rritje dhe do të shitet me 176 lekë nga 173 që ishte ditën e djeshme.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 10 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Versus.al

