Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi për gjykim të shkurtuar. Ndërsa u veçuan për gjykim të zakonshëm të pandehurit e tjerë në dosjen e tij, Valter Begaj dhe shoqëritë Net Group dhe Dam sh.p.k.
Ndaj Berberit rëndojnë disa akuza për vepra penale si: korrupsion, pastrim produktesh dhe shkelje e barazisë në tendera. Ndërsa Valter Begaj, akuzohet për korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja dhe pastrim parash.
Berberi u arrestua në mars të 2024-ës pasi dyshohej se i jepte tendera kompanisë së tij duke bashkëpunuar me dy ortakët e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Versus.al

