AKTUALITET /

Nën masa të rrepta sigurie! I jepet lamtumira e fundit Gjovalin Prendit/ Autorët në arrati, kontrollohen familjet 'armike'

Roan Brahimi, i vrarë më 9 maj 2024 në Athinë, kishte ndërtuar ndër vite një profil të errët në botën e krimit, me përplasje të shumta me grupe rivale. Policia mori masa të veçanta për ceremoninë mortore të babait të tij, për shkak të rrezikut të sulmeve të mundshme nga rivalë të shumtë të familjes Brahimi.

Shkruar nga Versus

Nën masa të rrepta sigurie! I jepet lamtumira e fundit Gjovalin

Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit këtë të premte (19 prill), nën masa të rrepta sigurie nga policia e shtetit. 64-vjeçari u ekzekutua dy ditë më parë (17 prill) në ambientet e biznesit të tij në Pllanë të Lezhës, në një atentat të pastër mafioz që i shtohet një zinxhiri ngjarjesh të përgjakshme të lidhura me të birin e tij.

Roan Brahimi, i vrarë më 9 maj 2024 në Athinë, kishte ndërtuar ndër vite një profil të errët në botën e krimit, me përplasje të shumta me grupe rivale. Policia mori masa të veçanta për ceremoninë mortore të babait të tij, për shkak të rrezikut të sulmeve të mundshme nga rivalë të shumtë të familjes Brahimi.

Hetimet dhe kontrollet në familjet rivale

Pas ngjarjes së fundit, forcat policore kanë ndërmarrë kontrolle të gjera në të paktën pesë familje, të dyshuara për përfshirje në konflikte me Roan Brahimin. Një nga ndalesat kryesore ishte tek fisi Reci në Mirditë, me të cilët Brahimi dyshohej se kishte ndërhyrë në një përplasje të përgjakshme kundrejt pagesës, në krah të fisit kundërshtar Gjini. Ky konflikt kishte shkaktuar viktima nga të dyja palët ndër vite.

Policia ka kryer gjithashtu kontrolle në familjen e Ervis Martinaj, ish-“mbreti i kumarit” i zhdukur prej tre vitesh, dhe të afërmve të tij. Roan Brahimi kishte përplasje të hapura me këtë klan, dhe ishte ndër të dyshuarit kryesorë për atentatin ndaj Brilant Martinaj, në mbikalimin e Fushë-Krujës – një sulm ku mbetën të vrarë tre persona.

Përplasje brenda familjes së gruas së parë të Roanit

Një tjetër pistë hetimi çon tek Ylli Brahja, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit. Ai është dyshuar për atentatin ndaj Roanit, pasi ky i fundit e akuzonte se e kishte “shitur” te grupi i Martinajt, duke i hapur rrugë dhunës ndaj tij në një nga bizneset e Martinajve. Gjatë tentativës për atentat ndaj Yllit, gabimisht u vra Klisman Preci, çka e thelloi edhe më shumë konfliktin mes palëve.

Policia ka shtrirë hetimet edhe në zonën e Gurrëzës, Kurbin, ku dyshohet se Roan Brahimi ka qenë autor i atentatit ndaj Ardian Gjeloshit, ku mbeti i plagosur Gjeloshi dhe u vra ekonomisti i tij, Selman Mihana. Në këtë kuadër, janë ushtruar kontrolle në banesat e Gjeloshit dhe të afërmve të tij.

Pavarësisht përmasave të hetimit dhe dyshimeve të shumta, autorët e atentatit ndaj Gjovalin Prendit dhe të ngjarjeve të tjera ende nuk janë identifikuar, ndërsa situata mbetet e tensionuar, me rrezik të lartë për përshkallëzime të reja të dhunës. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: