AKTUALITET /

Nesër do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, reagon ambasada e Britanisë së Madhe

Shkruar nga Versus

Nesër do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, reagon ambasada e

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Ditën e nesërme anëtarët e KLP do të votojnë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme i cili do të ketë një mandat 3 vjeçar.

Mandati i Altin Dumanit do të  përfundojë këtë muaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada britanike kërkon që procesi të bëhet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Reagimi i plotë

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

 

Poll