Nesër, në të gjithë vendin do të vihet në zbatim aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Ky aksion ka si qëllim luftën ndaj evazionit siç deklaroi kryeministri Edi Rama dhe të garantojë sigurinë ushqimore.
Inspektorët tatimorë, do të verifikojnë nëse shishet e qumështit janë të shoqëruara me faturë fiskale në momentin e blerjes nga qytetarët. Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe vetë ministrja e Bujqësisë Anila Denaj së bashku me ministrin e Financave Petrit Malaj gjatë një inspektimi.
Çdo biznesi do t’i kërkohet fatura e blerjes për të gjurmuar origjinën e produktit dhe cilësinë e tij. Versus.al







