Flija, një nga simbolet më të njohura të kuzhinës tradicionale shqiptare, është regjistruar zyrtarisht si “Specialitet Tradicional i Garantuar”. Ky status i veçantë vjen pas kalimit të të gjitha testeve të verifikimit të përputhshmërisë për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe elementët e trashëgimisë kulturore.
Flija e Kukësit tashmë gëzon logon kombëtare, duke u prezantuar në treg si një produkt autentik me vlera tradicionale dhe kulturore të certifikuara.
Për të shënuar këtë arritje, ekspertë të bujqësisë dhe partnerë ndërkombëtarë organizuan një aktivitet promovues në një bujtinë në Kukës. Ngjarja kishte për qëllim nxitjen e turizmit rural dhe ruajtjen e trashëgimisë kulinare të zonës.
Ky zhvillim pritet të sjellë më shumë vëmendje për Kukësin si destinacion gastronomik, duke nxitur prodhimin lokal dhe mbështetur gratë që prej vitesh e ruajnë dhe përcjellin këtë recetë tradicionale. /Versus.al







