AKTUALITET /

Nga ëndrra për një punë në Europë, në makthin e pr*stitucionit: Kolumbianet e bllokuara në Shqipëri rrëfejnë skemën e mashtrimit

Stefania, një vajzë nga Kolumbia, aplikoi për punë në Shqipëri me synimin për të punuar si balerinë nate. Por ajo dhe disa bashkëkombëse të saj sot ndodhen nën akuza për ushtrim prostitucioni, me pasaporta të sekuestruara dhe pa asnjë mundësi për t’u larguar nga vendi, të braktisura dhe pa ndihmë.

Shkruar nga Versus

Nga ëndrra për një punë në Europë, në makthin

Ato janë si shumë vajza e gra në mbarë botën, të cilave u premtohet një jetë më e mirë jashtë vendit, por përfundojnë në kurthin e trafikantëve, të detyruara të ushtrojnë prostitucion.

Stefania, një vajzë nga Kolumbia, aplikoi për punë në Shqipëri me synimin për të punuar si balerinë nate.

Por ajo dhe disa bashkëkombëse të saj sot ndodhen nën akuza për ushtrim prostitucioni, me pasaporta të sekuestruara dhe pa asnjë mundësi për t’u larguar nga vendi, të braktisura dhe pa ndihmë.

“Erdhëm në Shqipëri me qëllimin për të kërcyer, por kur mbërritëm, na u tha se kishim borxhe dhe se duhej t’i shlyenim duke punuar si prostituta. E pranuam për të paguar detyrimin dhe më pas të ktheheshim në shtëpi. Por sapo tentuam të largoheshim, na arrestuan në aeroport,” rrëfen Stefania.

Autoritetet shqiptare po hetojnë një skemë të re të trafikimit, ku vajza të huaja hyjnë në vend me vizë të rregullt dhe qëndrojnë për 2 deri në 4 muaj, për t’u zëvendësuar më pas me të tjera.

“Ne kërcenim në ambiente nate përpara meshkujve, por nuk ishim prostituta. Gjetëm një kontakt që na solli këtu përmes njohjeve në Kolumbi, sepse atje jeta është e vështirë. Jemi nëna beqare dhe menduam se do të siguroni një të ardhme më të mirë. Por u bëmë pjesë e një skeme prostitucioni, pa dijeni. Njëri prej organizatorëve është arrestuar,” shton një tjetër vajzë.

Ato e kanë familjen në Medellín dhe kërkojnë ndihmë për t’u kthyer në vendin e tyre, megjithëse procesi gjyqësor ndaj tyre sapo ka nisur. Janë në pritje të gjykimit, por pa pasaporta, pa strehim dhe pa të ardhura.

“Qëndruam dy muaj në paraburgim në Pogradec, dhe prej dy muajsh jemi në Tiranë, ku ende vazhdojnë verifikimet. Nuk na lejojnë të ikim. Jemi pa shtëpi, pa ushqim, dhe vetëm një fondacion na ka ndihmuar deri tani,” përfundon Stefania./Tch

Poll