
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë nisur kremtimet për Pashkën që simbolizon Ngjalljen e Krishtit.
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë nisur kremtimet për Pashkën që simbolizon ngjalljen e Krishtit. Në të gjitha katedralet dhe kishat ortodokse besimtarët u mblodhën për të marrë pjesë në meshën e mesnatës duke ndezur qirinj dhe duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe besimi.
Atmosfera në këtë natë të veçantë shoqërohet me lutje dhe rituale tradicionale, ndërsa kambanat bien për të shpallur Ngjalljen. Klerikët ortodoksë theksojnë se kjo festë është një thirrje për dashuri, falje dhe bashkim mes njerëzve. Versus.al

