Tiranë- Një skemë shfrytëzimi për prostitucion është zbuluar së fundmi në kryeqytet në kuadër të të cilës janë arrestuar 2 persona të cilët luanin rolin e ‘tutorëve’ për pesë shtetase kineze që kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm në këmbim të pagesave.
Në pranga kanë rënë dy tutorët me banim në Tiranë A.Ë dhe Zh.Y të cilët kishin sjellë nga Kina 5 shtetase kineze. Këtyre të fundit u ishte premtuar se do të punonin në qendra masazhesh në Shqipëri. Por pasi kanë arritur në Tiranë, dy të arrestuarit i kanë shfrytëzuar për prostitucion në ambiente të marra me qira.
Autorët e dyshuar reklamonin veprimtarinë kriminale në faqet e internetit online, gjenin klientët, i prisnin ata në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin 200-300 euro i çonin klientët në apartament. Versus.al








