Vlorë- Një rast i veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit është goditur së fundmi në lagjen “Uji i Ftohtë” ku janë vënë nën hetim 2 gra kineze dhe 2 klientë, njëri shqiptar dhe tjetri italian.
Ndërkohë tutorja kineze, M.Y 36 vjeçe është shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të personave të rritur. Mësohet se 36 vjeçarja kishte marrë me qira një apartament të cilin e përdorte për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme.
“u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës;
u proceduan penalisht edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni, në rolin e klientëve”- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al







