AKTUALITET /

Nga Mali i Zi drejt Tiranës, si u kap grup që trafikon armë në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut” (Përgjimet)

Florian Gjeta, banues në Domje, dyshohet se merret me këtë aktivitet prej vitesh dhe ka jetuar më parë edhe në Angli, ku mund të ketë ushtruar aktivitet të ngjashëm.

Shkruar nga Versus
Nga Mali i Zi drejt Tiranës, si u kap grup që trafikon armë
Pamje nga aksioni/ Donati Jaku dhe Florian Gjeta

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin që çoi në arrestimin e Donati Jakut dhe Florian Gjetës, të dy të dyshuar për trafikim armësh nga Mali i Zi drejt kryeqytetit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjashtë pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut tek një grup kriminal lokal.

Hetuesit e Komisariatit nr. 4 deklaruan se të dy personat kishin qenë të monitoruar më parë në përgjime të zhvilluara gjatë një hetimi tjetër, ndërsa analiza e materialeve hetimore ndihmoi në rindërtimin e rrjetit të trafikut të armëve.

Florian Gjeta, banues në Domje, dyshohet se merret me këtë aktivitet prej vitesh dhe ka jetuar më parë edhe në Angli, ku mund të ketë ushtruar aktivitet të ngjashëm.

Gjithashtu, Gjeta është identifikuar në rrjetet sociale duke shfaqur fotografi ku shfaqej me armë në brez.

Në momentin e arrestimit, Florian Gjeta drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, ndërsa Donati Jaku ishte pasagjer. Policia vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet të dyshuar trafikimi armësh./Versus.al

Poll