
Në orën 10:00 të ditës së sotme Gjykata e Posaçme mban seancën e radhës për ish-presidentin Ilir Meta i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Gjatë seancës së kaluar, u shpalos një listë prej 134 emrash të cilët Meta kërkon që të thirren si dëshmitarë. Mes tyre spikat edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ish-deputetëve socialistë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij në LSI. Madje ai ka kërkuar të thirret si dëshmitar edhe ish-drejtori i FBI, Charles McGonigal dhe disa shtetas të huaj të lidhur me çështjen ‘CEZ-DIA’ dhe lobimin e ish-LSI në SHBA.
Edhe SPAK listoi 110 emra për t’u thirrur si dëshmitarë, ndërsa do të jetë gjykata që do të vendosë. Në seancën e kaluar u njoftua edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Metës për shkak se ky i fundit kishte humbur besimin tek Kujtim Cakrani. Versus.al

