AKTUALITET /

"Në BE futeni duke mbrojtur natyrên dhe me ligje antikorruptive", eurodeputetja gjermane: Evropa të mbështesë protestat në Tiranë

Ajo tha se Shqipëria duhet të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur, por me një mbrojtje të fortë të natyrës dhe ligje jo të korruptuara në vend.

Shkruar nga Versus

"Në BE futeni duke mbrojtur natyrên dhe me ligje

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke në fjalën e mbajtur sot në Parlamentin Evropian, i bëri thirrje Evropës të mbështesë protestuesit në Tiranë të cilët prej 39-ditësh kanë dalë në rrugë të mbrojnë natyrën.

“Ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe të Komisionit Evropian”, u shpreh eurodeputetja gjermane e cila vizitoi Shqipërinë disa ditë më parë dhe mori pjesë në protestë.

"Në BE futeni duke mbrojtur natyrên dhe me ligje

Ajo tha se Shqipëria duhet të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur, por me një mbrojtje të fortë të natyrës dhe ligje jo të korruptuara në vend.

"Ne i mbështesim ata njerëz që po luftojnë në Shqipëri. Le të solidarizohemi. Le të jemi në krah të tyre", tha eurodeputetja gjermane.

"Në BE futeni duke mbrojtur natyrên dhe me ligje

Pjesë nga fjala e saj

Shikoni Shqipërinë, në një prej vendeve më të varfra në Evropë, njerëzit kanë dalë në rrugë të mbrojnë natyrën. Natyrën mbi paratë. Ata thonë Shqipëria nuk është në shitje.

Përballë bilionerëve që janë pasuruar me resorte luksoze, ne duam flamingot, ne duam zogjtë, ne duam një nga biodiversitetet më të pasura në të gjithë Evropën.

Ata kanë nevojë për mbështetjen e liderve të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian të jenë në krah të tyre dhe t’i mbrojnë përmes legjislacionit evropian.

Është shumë e qartë kolegë, Shqipëria duhet të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur, por me një mbrojtje të fortë të natyrës dhe ligje jo të korruptuara në vend.

Ne mbështesim ata njerëz që po luftojnë në Shqipëri. Le të solidarizohemi. Le të jemi në krah të tyre./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Terry Reintke (@terry_reintke)

 

 

Poll