
Aktivistja e mjedisit Besiana Guri, foli sot në protestën e kësaj mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë, ku kërkoi nga qeveria të reflektojë për kërkesat e qytetaëve.
Guri tha se teksa sot në mediat e huaja dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg po flitet për Shqipërinë dhe protestat, qeveria jonë nuk ka dhënë llogari apo një afat kur mund të presim ndryshime.
“Janë resorte të ndryshe që do të ndërtohen, kur do t’i japë përgjigje kërkesave tona për paketën e maleve për zonat e mbrojtura?”, tha aktivistja.
Besiana Guri, aktiviste e mjedisit: Sot në mediat ndërkombëtare po flitet për situatën në Vjosë-Nartë, sot po flitet në parlamentin evropian për ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura. Kanë shkatërruar lumenjtë nga veriu në jug.
Vij nga protesta e së shtunës në Nikaj Mërtur dhe banorët thonë se nuk janë pyetur. Dhe kështu ndodh me projektet e ngjashme.
Natyra është aseti më i rëndësishëm, pse po flitet në të gjithë komunitetin evropian për këtë ligj që i ka hapur rrugën shkatërrimit të mjedisit. Vetëm qeveria jonë nuk ka dhënë llogari apo një afat kur mund të presim ndryshe. Janë resorte të ndryshe që do të ndërtohen, kur do ti japë pëegjigjr kërkesave tona për paketën e maleve për zonat e mbrojtura. Ne nuk tërhiqemi, natyrën e kemi amanet për baballarët tanë që tua lëmë trashëgimi fëmijëve./Versus.al

