
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe ka udhëtuar këtë të shtunë me herë të parë me hidroplan nga aeroporti i Rinasit në Tiranë drejt Ohrit në Pogradec për vetëm 20 minuta.
I shpoqëruar nga shefi i Aviacionit Civil Shqiptar, Maksim Ethemaj, ministri premtoi se shumë shpejt Shqipëria do ketë stacione edhe për udhëtime me mjete turistike e panoramike, linja dhe taksi ajrore për lëvizje brenda vendit, por edhe tek vendet fqinje.
"Nga Rinasi drejt liqenit të Ohrit me hidroplan, për 20 minuta, për herë të parë! Bashkë me Maksim Ethemaj, shefin e Aviacionit Civil për një fluturim simbolik me rastin e çeljes së sezonit veror në Pogradec, ku do kemi takime pune e inspektime mbi projekte që fuqizojnë turizmin, ndërlidhjen, promovimin e natyrës dhe trashëgimisë kulturore.
Qytetet a zonat ku kemi det e liqene mund të jenë stacione edhe për udhëtime me mjete turistike e panoramike, linja e taksi ajrore për pasagjerë nga vendet fqinje por dhe lëvizje brenda vendit, e jo vetëm, por dhe destinacione ku me pak investim e një infrastrukturë modeste mund të shërbehet, parkohen e operojnë hidroplanë tokë-ujë e mjete fluturuese private që i japin vlerë turizmit shqiptar dhe çdo transporti praktik", shkruan ministri. Versus.al

