Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, 30 vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda gjykatës ka dhënë pretendimet e tij gjatë seancës ku iu la në fuqi masa e arrestit me burg.
Ai pretendoi se autorin e vrasjes ia kishin vënë ‘si roje’ vëllezërit e tij me të cilët kishte patur konflikte për pronat pasi dyshonin se mund të bënte ndonjë dredhi në seanca. Shkambi pretendoi se nuk ka dashur të përdorë dhunë, pavarësisht se në daljet e tij publike kishte paralajmëruar se nëse nuk gjente drejtësi, do të bënte vetëgjyqësi.
“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”- mësohet të jetë shprehur Gjon Shkambi. Versus.al

