AKTUALITET /

"Nisi të qante", efektivi i burgjeve zbulon bisedën e Veliajt me vëllain dhe Xoxën: Thoshte e kanë personale me mua

Polici që u mor i pandehur tha se Veliaj ia kishte kërkuar telefonin dy herë dhe se nuk e kishte refuzuar dot për shkak të pushtetit të tij.

Shkruar nga Versus

"Nisi të qante", efektivi i burgjeve zbulon bisedën e

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e policit të burgjeve Fatjon Baci i cili u mor i pandehur për faktin se i kishte dhënë Veliajt telefonin gjatë momentit që e shoqëronte për në GJKKO.

Duke rrëfyer sesi ia kishte dhënë celularin për shkak të frikës së pushtetit të kryebashkiakut, Baci ka zbuluar se Veliaj foli me 2 persona duke përdorur telefonin e tij. Fillimisht me vëllain e tij Arbër Veliajn, të cilit i ishte shprehur “e kanë me mua personale” pa përmendur emra.

“Në furgon, para se të mbërrinim në Tiranë, më kërkoi të telefononte vëllain se ndihej keq. Ia dhashë telefonin dhe ai komunikoi vetë me numrin. Më pas, përsëri pas gjyqit, para se të kalonim shinat pranë SPAK-ut, më kërkoi sërish telefonin. Edhe atëherë ja dhashë nga frika,” dëshmon efektivi në dosje.

Sipas dëshmisë, kreu i bashkisë Tiranë ka komunikuar me vëllain e tij lidhur me ecurinë e seancës gjyqësore ku iu la në fuqi masa e sigurisë duke thënë se avokatët e kishin vlerësuar paraqitjen e tij si “10/10” dhe kishin shprehur optimizëm për shtyrjen e vendimit.

“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë,”- shtoi efektivi.

Sa i takon telefonatës tjetër, Baci tha se Veliaj telefonoi të shoqen dhe teksa qante i kërkonte që të kujdesej për djalin.

“Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin”- ka dëshmuar efektivi. Versus.al

Poll