Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka zgjeruar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përmes një dosjeje të madhe që përmban rreth 60 mijë faqe provash. Kjo dosje, e cila është pjesë e hetimit të zhvilluar për disa akuza të rënda, ka përfshirë gjithashtu 30 të pandehur të tjerë.
Një nga dëshmitë më interesante të kësaj dosjeje është ajo e një polici, i cili ka deklaruar se Veliaj ka përdorur telefonin e tij për të komunikuar me një person tjetër. Sipas dëshmisë, kryebashkiaku i ka thënë personit në anën tjetër të linjës se "duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut".
Hetimi i SPAK përfshin disa raste të tjera dhe mund të ketë pasoja të rëndësishme në jetën politike dhe juridike të Veliajt dhe të tjerëve të përfshirë. /Versus.al/







