AKTUALITET /

Një kat pa leje mbi “Hotel Oasis”, sekuestrohet objekti në Sarandë

Shkruar nga Versus
Një kat pa leje mbi “Hotel Oasis”, sekuestrohet objekti në
Hotel Oasis

Sarandë- Me kërkesë të prokurorisë së Sarandës, gjykata ka miratuar sekuestron preventuve të një kati të ndërtuar pa leje mbi “Hotel Oasis”.

Kati pa leje është ngritur mbi tarracën e hotelit 6 katësh në rrugën “Butrinti” në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Objekti rezulton i regjistruar me nr. pasurie 18/191, ZK 8642 dhe figuron në emër të shtetasit Alqi Papa.

Menjëherë pas vendimit, prokurorja Silvana Belishta urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të masës së sigurisë nga ana e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, bashkë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Versus.al

Poll