Lezhë- Tre vëllezër janë arrestuar sot nga policia pasi ishin shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të një personi një vit më parë në Mirditë.
Vëllezërit Edmond Marku, Loni Marku dhe Mark Marku dhunuan me sende të forta Bardhok Ndojin duke e lënë të plagosur rëndë.
Grupi hetimor vijon procedurat për paraqitjen e provave dhe gjykimin e tre vëllezërve të arrestuar.








