AKTUALITET /

“Njëjtë si ata injorantët në Big Brother”, Kryemadhi pasi GJKKO kaloi për gjykim dosjen: Mjerim i drejtësisë

Shkruar nga Versus

“Njëjtë si ata injorantët në Big Brother”,

Monika Kryemadhi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme me gjyqtare Irena Gjokën kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të saj dhe të ish-presidentit Ilir Meta. Ajo tha se nuk kishte asnjë lloj pritshmërie tek drejtësia, ndërsa nuk ngurroi të ironizonte duke e krahasuar me banorët e Big Brother VIP të cilët nuk ditën t’u përgjigjeshin pyetjeve elementare që u bënë disa ditë më parë.

“Unë nuk kam asnjë lloj pritshmërie tek drejtësia e Edi Ramës, dhe e trafikut të drogës apo e kryepolicave. Po të kthehej cështja për gjykim nuk do takoheshim më bashkë, do shiheshim një herë në muaj. Tani që cështja që do shkojë në gjykim në themel do kënaqemi përditë në seanca gjyqësore. Pra atë injorancën që patë tek lojtarët e Big Brotherit, do shikoni mjerimin ligjor të institucioneve të drejtësisë për të cilat SHBA dhe BE harxhuan 140 milionë euro për të sjellë një inkuizicion politik”- u shpreh Kryemadhi.

Mes të tjerash, ish-deputetja nënvizoi se pavarësisht se akuzohet për korrupsion pasiv të kryer me biznesmenin Ardian Shatku, ky i fundit nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Ndërsa la të kuptohej se dosja do të shkonte deri në Gjykatën e Strasburgut, teksa ngriti akuza për institucionet e reja të drejtësisë duke nënvizuar faktin se ndërkombëtarët kishin paguar miliona euro për funksionimin e tyre.  

“Akuzohem se kemi bërë korrupsion me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Analizën financiare e ka bërë një eksperte financiare që quhet Liljana Mamadhaj që 2 javë pasi dorëzoi analizën financiare për familjen time u kandidua për bordin e Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim i jep shans shuëm të madh Metës në Strasburg për të treguar gjithë ato miliona dollarë që taksapaguesit amerikanë e evropianë kanë paguar për një sistem drejtësie në të cilin kryepolicët e prokurorisë që thonë afërmendsh… gjykata merr vendimin që thotë prokuroria”- tha më tej Kryemadhi.

Sipas saj, vendimi i sotëm është marrë nën presion nga gjyqtarja. Versus.al

Poll