Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku u mbajt seanca në themel ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë. Si përfaqësues ai dërgoi Plarent Ndrecën. Ndërkohë, prokurori i çështjes, Ols Dado lexoi në seancë edhe procesverbalin e mbajtur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të cilët u përballën me fyerje të Veliajt në paraburgimin e Durrësit.
Ols Dado: Do ta nis nga shprehja e avokatit që tha janë dhënë aktet “Opshe” nuk ka një situatë të tillë. OPGJ kanë shkuar në IEVP Durrës, ata kanë kontaktuar me Erion Veliaj, që në momentet e para ka shfaqur sjelle kundërshtuese, me sjellje jo etike. Veliaj ka patur sjellje kundërshtuese dhe fyese gjatë dorëzimit të akteve. Oficeri thotë se ai ka fyer prokurorin Ols Dado atë ditë, duke thënë ‘ky prokuror ndër më të pasurit’. Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të IEVP Durrës, oficerët kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjale fyese, ka akuzuar se më keni shkatërruar familjen. I është drejtuar hetuesit duke i thënë ‘ky pis më ka shkatërruar familjen, abortin e dy fëmijëve të mi nuk kam për të ua falur’. Ne mendojmë që Veliaj është vënë në dijeni për fashikujt që në korrik 2025 nga avokatët e megjithatë gjykata ka vendosur që t’ia japë dhe në burg. Tani na del që i pandehuri i kërkon me inventarizim.
Gjykata shtyu seancën në themel për në datën 1 prill. Versus.al

