AKTUALITET /

''Nuk ma bën zemra ta fus në dhe'', nëna e foshnjës 2 muajshe që ndërroi jetë: Do ta qaj ditë e natë

Ajo akuzoi doktorët e Tiranës për neglizhencë në trajtimin mjekësor që i kanë dhënë foshnjës.

Shkruar nga Versus

''Nuk ma bën zemra ta fus në dhe'', nëna e

Vjollca Shkëmbi është nëna e foshnjës 2 muajshe që humbi jetën pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, në gjendje të rënduar mes lotëve ajo u shpreh se duhej që mjekët e Tiranës ta mbanin nën kujdesin e tyre për një kohë më të gjatë. Sipas saj, autoritetet duhet të hetojnë doktorët që e neglizhuan.

‘’Do ta qaj ditë e natë. Nuk ma bën zemra ta fus në dhe. Fajet i kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe fëmijën dhe ky ka qenë shkaku që fëmija im vdiq. Unë e kuptoja se as nuk hante as nuk pinte. Unë kërkoj nga policia të marrë masa për doktorët e Tiranës që ma vdiqën fëmijën. Edhe doktorët e Korçës që na e dhanë fëmijën para kohe’’- u shpreh ajo.

Ndërsa babai i foshnjës së ndjerë që lindi para kohe dhe shfaqi probleme tha se kërkon që ta varrosë vetë vogëlushin, por kërkoi që t’ja sjellin në shtëpi pasi nuk kishte mundësi ekonomike që ta merrte vetë.

‘’Fëmija nuk pinte, nuk dilte jashtë. E çova në Tiranë. Kur u ktheva në Pogradec më thanë infermieret e Korçës që djali mbaroi. Lindi me probleme, e mbajti një muaj e gjysmë spitali i Tiranës. Këto janë ilaçet që na dhanë. Kërkesa ime është që ta sjellin këtu se unë nuk kam lekë. Ju thashë që po nuk u bë në Korçë lëreni këtu’’- tha babai i vogëlushit të ndjerë. Versus.al

 

Poll