
Administratori i një kompanie të kontraktuar, është proceduar penalisht pasi nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Korçë njoftuan sot (2 janar) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për biznesmenin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.
“Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./Versus.al

