AKTUALITET /

“Nuk zbatuan detyrat”, prokuroria çon për gjykim 2 specialistë për zjarrin në QSUT

Dy specialistë të inxhinerisë klinike akuzohen se nuk zbatuan detyrat e tyre ligjore në ngjarjen e ndodhur në shkurt të 2024-ës kur urgjenca e re e QSUT u përfshi nga flakët dhe rrezikoi pacientët.

Shkruar nga Versus

“Nuk zbatuan detyrat”, prokuroria çon për gjykim 2

Tiranë- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 2 persona për shpërdorim detyre sa i takon dosjes së hetimeve për zjarrin që përfshiu urgjencën e re të QSUT në shkurt të 2024-ës.

Specialistët e inxhinierisë klinike Enea Koka dhe Ejnar Shena akuzohen se nuk zbatuan detyrat e përcaktuara në rregullore. Sipas prokurorisë, të pandehurit, nuk mirëmbajtën apartaturat e pajisjeve mjekësore dhe neglizhuan faktin që baterinë e vendosura në katin e dytë të godinës së re, ishin jashtë kushteve teknike që kërkoheshin.

Ndaj tyre rëndon akuza për kryerjen e veprës penale "shpërdorim detyre" për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 29 shkurtit, ku u rrezikuan pacientët që ndodheshin në godinë. 

Përfundimet e prokurorisë pas hetimeve:

Specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si:

- Funksionimin e sigurtë dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore;

Nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive;

Nuk kanë parashikuar dhe nuk kanë hartuar projektin teknik lidhur me ventilimin, ajrimin e vendosjen e UPS-ve, raportin teknik të projektimit dhe zbatimit nga zjarri në vendin ku do vendosen UPS-të dhe bateritë; si dhe

Nga aktet e administruara ata kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës se re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre, megjithëse e kanë patur si detyrë funksionale dhe ofrimin e konsulencës teknike.

Në kuadër të këtij procedimi, u krye dhe akti i ekspertimit teknik elektrik, nga i cili ka rezultuar se shkaku i shkatërrimit nga zjarri i godinës së "Urgjencës së Re" në QSUNT ka qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për zhvendosje dhe instalim si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”.

Zjarri ra në dhomat e baterive të emergjencës rreth orës 05:00 të mëngjesit të 29 shkurtit duke vënë në rrezik edhe pacientët që ndodheshin aty të cilët u evakuuan. Fatmirësisht asnjë prej pacientëve nuk pësoi lëndime nga zjarri. Për kryerjen e hetimeve, prokuroria sekuestroi edhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencën e re të QSUT. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: