Një rast skandaloz është regjistruar në shkollën 9 vjeçare ‘’Isa Boletini’’ në Kamëz. Disa prindër kanë denoncuar sjelljen e papërshtatshme të mësueses kujdestare Rudina Mbjeshova ndaj nxënësve të klasës së parë. Sipas prindërve, fëmijët e tyre bullizohen dhe ofendohen gjatë mësimit.
Në audion e publikuar nga emisioni STOP, mësuese Rudina dëgjohet teksa përdor etiketime të rënda me nxënësit, si “torollake” “budallenj” madje edhe edhe mallkime të tipit “vdeksh”. Në një moment kur njëra prej nxënëseve nuk u përgjigj saktë për disa ushtrime matematikore, mësuesja e mallkon dhe e quan torollake.
Pjesë të shkëputura nga regjistrimi audio gjatë orës mësimore:
Mësuesja: Sa here e ke lexuar mësimin po të pyes
Nxënësja: 1 herë
Mësuesja: 1 herë, vdeksh! Si mo një herë?! 7 plus 6 sa bëjnë?
Nxënësja: 15
Mësuesja: Sa re sa?
Nxënësit: 13
Mësuesja: 13 mo nga io gjeti 15 kjo? Moj ti torollake, 5 plus 9?
Po lëri mor fjalët të thashë, ua…
Ktheu re para ti, po se ngrita zërin të më dalë fyti mua nuk mbushni juve. Versus.al

