
Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të cilën e vuan prej 10 shkurtit të vitit 2025.
Veliaj ofroi edhe garanci pasurore me qëllim që trupi gjykues t’i caktonte një masë më të lehtë sigurie. Kërkesa e dorëzuar nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku u bë në kuadër të faktit se dosja ka kaluar për gjykim dhe se kryebashkiaku nuk përbën rrezik për prishjen e provave.
Në daljen për mediat, Teodoresku u shpreh se procesverbali i sjellë nga SPAK ishte i pavlerë dhe se prokurorët e posaçëm paraqitën të njëjtat prova. Ajo bëri me dije se vendimi do të kundërshtohet. Versus.al

