AKTUALITET /

One Albania në krizë! Përballë ankesave dhe presioneve, kompania po planifikon të shkarkojë 10% të stafit

Klientët e ONE përballen shpesh me ndërprerje të vazhdueshme të internetit dhe telefonisë, tarifa të papritura dhe ndryshime në kontrata pa paralajmërim.

Shkruar nga Versus

One Albania në krizë! Përballë ankesave dhe presioneve,

Kompania telefonike One Albania, pas një serie skandalesh që e kanë vënë në qendër të vëmendjes së mediave dhe institucioneve ligjzbatuese, po merr masa paraprake duke nisur një proces të brendshëm reduktimi stafit.

Ky proces përfshin rreth 10% të punonjësve, shumica e të cilëve janë profesionistë me përvojë të gjatë në kompani.

Sipas burimeve për Ditar.al, disa punonjës kanë firmosur marrëveshje për largim nga puna, ndërsa të tjerë, përfshirë drejtorë dhe përgjegjës departamentesh, po përballen me presione të vazhdueshme dhe lëvizje të qëllimshme për t’i detyruar të japin dorëheqjen.

Megjithatë, kompania po përpiqet të mbajë këtë largim punonjësish sa më të fshehtë.

Kompania ka marrë shumë kritika nga qytetarët, të cilët prej kohësh shprehin pakënaqësi në rrjetet sociale.

Klientët e ONE përballen shpesh me ndërprerje të vazhdueshme të internetit dhe telefonisë, tarifa të papritura dhe ndryshime në kontrata pa paralajmërim.

Gjithashtu, mungesa e transparencës, vonesat në trajtimin e ankesave dhe sjellja e papërshtatshme e shërbimit ndaj klientit janë probleme të shpeshta që shqetësojnë përdoruesit.

Në shkurt të këtij Autoriteti i Konkurrencës nisi  një hetim për  ‘One’ dhe Vodafon’ pas raportimeve të shumta prej qytetarëve për çmimet e larta të shërbimeve, por deri më tani Komisioni nuk ka dhënë asnjë shpjegim nëse janë gjobitur apo jo këto dy kompani. /Versus.al

 

 

 

Poll