Një operacion i gjerë i Policisë së Tiranës është duke u zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve të dyshuara kriminale të përfshira në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas burimeve zyrtare, me urdhër të prokurorisë janë lëshuar rreth 30 urdhër-arreste, ndërsa aksioni po kryhet në disa pika njëkohësisht nga strukturat e antidrogës.
Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga sektori antidrogë, ku fillimisht janë mbledhur të dhëna dhe prova përmes operacioneve të mëparshme. Më pas, nga zbërthimi i komunikimeve dhe analiza e materialeve të sekuestruara, janë identifikuar personat e dyshuar.
Gjatë fazës hetimore, policia ka përdorur edhe metoda proaktive, përfshirë veprime të kontrolluara për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.
Operacioni vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje zyrtare nga policia dhe prokuroria./Versus.al

