AKTUALITET /

Dhjetëra furgona policie, operacion i pazakontë, më të rrezikshmit e “burgut VIP” dërgohen në Peqin

Mësohet se 15 të burgosurit më të rrezikshëm janë transferuar për në burgun e Peqinit.

Shkruar nga Versus

Dhjetëra furgona policie, operacion i pazakontë, më të

Durrës- Një operacion i rrallë me masa ekstreme sigurie u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm ku 15 të burgosurit me rrezikshmëri më të lartë u transferuan nga burgu i Durrësit drejt atij të Peqinit i cili konsiderohet si më i sigurti në vend.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela.

Ky vendim i pazakontë vjen menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve dhe nxorri në pah mungesën e përgatitjes për të shmangur raste të tilla. për këtë rast u pezullua i gjithë zinxhiri drejtues i burgut të Durrësit, ndërsa u arrestuan 8 persona, mes të cilëve kryeinfermieri dhe zyrtarë të institucionit.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal. Versus.al

Poll