AKTUALITET /

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, me pranga në duar Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Shkruar nga Versus
Padia ndaj prokurorit Ols Dado, me pranga në duar Erion Veliaj mbërrin
Erion Veliaj në Gjykatën Administrative

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, lidhur me ligjshmërinë e emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.

Sipas pretendimeve të Veliajt, Ols Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, duke mos plotësuar kështu kushtet ligjore për t’u kualifikuar dhe emëruar në detyrën e prokurorit.

Në seancë është diskutuar gjithashtu edhe roli i institucioneve të tjera në këtë proces, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për të cilin është ngritur pretendimi se ka ndikuar në mosshqyrtimin në themel të çështjes.

Sipas avokatit Plarent Ndreca, nga provat e paraqitura në gjykim rezulton se edhe Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime të plota mbi përmbushjen e kushteve ligjore.

Çështja vijon të jetë në shqyrtim nga Gjykata Administrative.Versus.al

Poll