AKTUALITET /

PAMJE EKSKLUZIVE/ Shtetasi amerikan përplas për vdekje të moshuarin në Cërrik, policia fsheh ngjarjen. Familja: U lirua pas disa orësh!

Shoferi amerikan fillimisht u ndalua nga policia, por familjarët e të moshuarit që mbeti i vdekur pretendojnë se ai u lirua vetëm pak pas orësh. Mungesa e një njoftimi zyrtar nga policia, ngre dyshimet për fshehje të aksidentit të ndodhur 2 ditë më parë.

Shkruar nga Versus

PAMJE EKSKLUZIVE/ Shtetasi amerikan përplas për vdekje të

Elbasan- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e 14 gushtit në Cërrik ku një automjet ka përplasur për vdekje të moshuarin Naum Bulli, 84 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në aksin që lidh Cërrikun me Belshin. Mësohet se mjeti tip "Volkswagen Tiguan" drejtohej nga një shtetas amerikan, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije. Goditja ka qenë aq e fuqishme saqë i moshuari ka ndërruar jetë në vend. 

Pamjet ekskluzive të siguruara nga Versus.al tregojnë momentin kur makina me shpejtësi tej normës së lejuar, përplas të moshuarin. Burime nga policia kanë treguar se drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë por nuk ka sqaruar nëse ai vazhdon masën e arrestit apo është liruar.

PAMJE EKSKLUZIVE/ Shtetasi amerikan përplas për vdekje të  

Ndërsa familjarët e të moshuarit që ndërroi jetë, kanë akuzuar policinë për fshehje të ngjarjes ndërsa pretendojnë se drejtuesi i mjetit është liruar vetëm pak orë pas arrestimit. Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja, policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar. /Versus.al

Poll