
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin dramatik të aksidentit tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit Leandro Shametaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 më 28 tetor, në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Automjeti tip Porsche përplas dhe tërheq për disa metra motorin me të cilin po lëvizte viktima, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale.
Pamje të rënda:
View this post on Instagram
I riu Leonardo Shametaj ndërroi jetë dy ditë më parë, 28 tetor.
Adoleshenti punonte si kamarier dhe po largohej drejt shtëpisë me një motor. Në atë moment një automjet tip Porsche me shpejtësi shumë të madhe e ka përplasur duke e lënë të vdekur.
Në pranga për ngjarjen e rëndë ka rënë Hait Bajramaj, 32 vjeç. Shoferi që drejtonte mjetin tip “Porsche” ishte nën efektin e alkoolit në momentin kur ka shkaktuar aksidentin tragjik.Versus.al
