
Gjendja e ish-kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbetet e qëndrueshme.
Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije për mediat se situata neurologjike e ish-liderit socialist nuk ka pësuar ndryshime.
Dje, spitali privat ku Nano ndodhet i shtruar njoftoi se ai prej disa ditësh po trajtohet në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”, bëri të ditur spitali.
Ndërkohë, familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij janë të fokusuar në ruajtjen e qetësisë dhe preferojnë të jenë të rezervuar në deklaratat për mediat.