AKTUALITET /

“Partizani”/ Malltezi lë 3 mln lekë garanci dhe lirohet nga arresti shtëpiak! Gjyqtare kryesuese mbetet Elsa Ulliri

Pas 20 muajsh nën arrest shtëpiak, Malltezi u lirua duke lënë garanci 3 milionë lekë.

Shkruar nga Versus

“Partizani”/ Malltezi lë 3 mln lekë garanci dhe lirohet

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak nga ku mbahej prej nëntorit të vitit 2023 nën akuzat se ka kryer veprat penale “korrupsion aktiv” dhe ‘pastrim parash” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Malltezit për lënien e garancisë 3 milionë lekëve. Tashmë ndaj tij mbetet masa e sigurisë “detyrim paraqitje” njëjtë si kryedemokrati Sali Berisha. Pasi doli nga GJKKO, Malltezi tha se do të jetë i pranishëm në të gjitha seancat gjyqësore duke pretenduar se ka shumë gjëra "qesharake" në procesin ndaj tij, Berishës dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Ndërkohë në të njëjtën e seancë u njoftua rrëzimi i kërkesës së bërë prej gjyqtares kryesuese të gjykimit të dosjes, Elsa Ulliri e cila kishte dhënë dorëheqjen nga çështja me argumentin se është kushërira e Andia Ullirit, një prej deputeteve aktuale të PD.

Kështu, Elsa Ulliri do të vijojë të jetë në krye të trupës gjykuese që do të gjykojë dosjen “Partizani”, seanca për të cilën do të mbahet më 21 korrik. Versus.al

Poll