
Rreth 60 vite pas shkatërrimit të objekteve të kultit nga regjimi komunist, besimtarët myslimanë në Pukë e falën namazin e Kurban Bajramit në rrënojat e xhamisë së fshatit Kabash, një formë e veçantë për rikthimin te tradita.
Ndërsa u lut për paqe e begati Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani tha se ky organizim është një nxitje për të rikthyer banorët e larguar ndër vite.
Ajo çfarë ishte vërtet e veçantë, ishte fakti se festimeve të Kurban Bajramit iu bashkuan edhe besimtarë katolikë të zonës, duke përcjellë mesazhe vëllazërie dhe harmonie mes komuniteteve dhe duke treguar edhe njëherë harmoninë perfekte fetare në Shqipëri. Versus.al

