
Gazetari Elton Tozaj, i cili u sulmua barbarisht në ditët e fundit të vitit 2025 në autostradën Tiranë-Durrës nga persona ende të paidentifikuar, duket se vazhdon të jetë objekt i kërcënimeve.
Mbrëmjen e kaluar, banesa e tij u spërkat me benzinë, një akt që shihet si një mesazh kërcënimi ndaj tij.
Policia e Tiranës njofton se rreth orës 04:30, në rrugën “Haxhi Deliu”, pranë derës së apartamentit të gazetarit, u gjet një bidon me lëndë të dyshuar djegëse dhe një sasi e saj e përhapur në tokë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.01.2026, rreth orës 04:30, në rrugën “Haxhi Deliu”, në një pallat, pranë derës së banesës së shtetasit E. T., është konstatuar një bidon me lëndë të dyshuar djegëse (benzinë) dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Versus.al

