Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa qarqe të vendit, po ka ndikim edhe në renditjen e listës së mbyllur të deputetëve.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani në qarqet e Elbasanit dhe Fierit, PD-ja nuk ka arritur të sigurojë as mandatet e listës së mbyllur.
Në Elbasan, ku janë 5 mandate në total, Aurel Bylykbashi renditet i pesti, ndërkohë që deri tani, PD-ja ka fituar vetëm 4 mandate. Nëse ky trend vazhdon, Bylykbashi do të mbetet jashtë Parlamentit.
Po kështu, në Fier, ku gjithashtu janë 5 mandate të garantuara për PD-në në listën e mbyllur, deri tani janë siguruar 4 mandate. Kandidati që rrezikon të mbetet jashtë është Eduard Sharka, i cili renditet i pesti në këtë listë.
Nëse ky rezultat nuk ndryshon, si Bylykbashi, ashtu edhe Sharka do të jenë jashtë Parlamentit.
Dhe në Dibër Partia Demokratike rrezikon të humbasë një mandat.
Në 2021 në Dibër, Partia Demokratike ka marrë 3 mandate ndërsa Partia Socialiste 2 mandate.
Ndëkohë në Dibër nga numërimi i deri tanishëm i votave, PS ka fituar 58.82%, ndërsa PD-ASHM vetëm 36.81%.
Gjithashtu në Fier, Elbasani dhe Gjirokastra Partia Socialiste është në epërsi.
Në Gjirokastër deri më tani janë numëruar 122 kuti në votimi nga 198 në total, ku Partia Socialiste numëron 15.126 vota ndërsa Koalicioni PD-ASHM 6 590 vota.
Në qarkun e Fierit deri më tani janë numëruar 179 kuti votimi nga 587 në total ku dhe këtu kryeson bindshëm Parita Socialiste me 29.703 vota kundrejt 11.987 Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhëshotre.
Në Elbasan deri më tani janë numëruar 204 kuti votimi nga 508 në total, ku Partia Socialiste numëron 32.160 ndërsa Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipëria Madhështore 15217. /Versus.al







