AKTUALITET /

'Për 7 vite vite u prodhua 2 ton ar”/ Minatorët e Spaçit kërkojnë audit të pavarur për kompaninë “Tete Albania”

Minatorët grevistë të Spaçit i kanë kërkuar shtetit shqiptar dhe institucioneve përgjegjëse audit të pavarur dhe hetim të plotë të kompanisë turke 'Tete Albania' për sasinë e arit të nxjerrë nga pasuritë minerare të zonës gjatë shtatë viteve të fundit. Sipas tyre, gjatë periudhës 2018–2025 nga miniera është prodhuar rreth 2 ton ar, të dhëna që bazohen në raportet dhe analizat teknike të operatorit koncesionar.

Shkruar nga Versus
'Për 7 vite vite u prodhua 2 ton ar”/ Minatorët e
Minatorët e Spaçit në grevë

Minatorët grevistë të Spaçit i kanë kërkuar shtetit shqiptar dhe institucioneve përgjegjëse audit të pavarur hetim të plotë të kompanisë turke 'Tete Albania' për sasinë e arit të nxjerrë nga pasuritë minerare të zonës gjatë shtatë viteve të fundit.

Sipas tyre, gjatë periudhës 2018–2025 nga miniera është prodhuar rreth 2 ton ar, të dhëna që bazohen në raportet dhe analizat teknike të operatorit koncesionar.

Ata kërkojnë transparencë mbi analizat laboratorike, bilancet e prodhimit dhe raportet e kontrollit shtetëror, duke nënvizuar se pasuritë natyrore janë pronë ekskluzive e popullit shqiptar. Sipas Kushtetutës, shteti detyrohet të administrojë e garantojë përfitimin nga resurset e saj.

Minatorët ngrenë shqetësimin për mungesë kontrolli, mosdeklarime dhe kërkojnë hetim parlamentar për respektimin e kontratës koncesionare. Ata kërkojnë që çdo vlerë e përfituar pa të drejtë të rikthehet në buxhetin e shtetit, duke e cilësuar pasurinë minerare si pronë të popullit shqiptar, jo të askujt tjetër.

Deklarata e plotë e minatorëve të Spaçit:

Ne, minatorët grevistë të Minierës së Spaçit, i drejtohemi sot shtetit shqiptar, institucioneve përgjegjëse dhe gjithë opinionit publik me shqetësimin më të rëndë ekonomik dhe juridik që ka prekur pasuritë minerare të vendit tonë në dekadat e fundit.

Bëhet fjalë për vlerat e çmuara të nëntokës shqiptare, të cilat për 7 vite me radhë janë nxjerrë pa transparencë të mjaftueshme, pa raportim të qartë dhe në kundërshtim me standardet ligjore dhe teknike të detyrueshme.

Zona minerare e Spaçit është ndër më të studiuarat në Shqipëri. Në çdo dokument teknik të 70 viteve të fundit rezulton se mineralizimi i bakrit shoqërohet me elementë të çmuar:
Ar (Au)
Argjend (Ag)
Zink (Zn)
Arsenik (As)
dhe elementë të tjerë të rëndësishëm industrialë.
Analizat laboratorike dhe praktikat e pasurimit tregojnë se :
Ne 1 ton koncentrat bakri permban si mineral shoqerues 13–16 g ar + argjend (komponentë shoqërues të detyrueshëm në strukturën minerale).

Sipas raportimeve të vetë operatorit koncesionar (Tete Albania):
prodhim ditor: ~70 ton koncentrat bakri,
që përkthehet në ~1 kg ar/ditë në përbërje shoqëruese .

Për periudhën 2018–2025 (84 muaj):
prodhimi teorik i përbërësve të çmuar rezulton ~2016 kg ar.

Këto janë të dhëna të matshme, të provueshme teknikisht dhe të mirënjohura në çdo raport gjeologjik e metalurgjik të zonës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:
Neni 11: Pasuritë nëntokësore janë pronë ekskluzive e shtetit.
Neni 153: Shteti detyrohet të administrojë, kontrollojë dhe garantojë përfitimin nga pasuritë e tij natyrore.
Neni 15: Askush nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësitë që burojnë nga ligji.
Sipas Ligjit Minerar të Shqipërisë (Ligji nr. 10304/2010):
Operatori ka këto detyrime të qarta:
Raportimin e çdo përbërësi shoqërues (Au, Ag, Zn, As).
Dorëzimin e bilanceve metalurgjike mujore dhe analizave laboratorike.
Transparencën e plotë për vlerat reale të mineralit.
Pagesën e detyrimeve financiare mbi vlerën e vërtetë të përbërësve të çmuar.

Institucionet shqiptare, nga ana e tyre, kanë detyrimin ligjor të:
kërkojnë raportim,
kryejnë kontroll,
auditojnë,
mbrojnë interesin ekonomik të shtetit.

Pavarësisht detyrimeve ligjore, teknike dhe kushtetuese,
asnjë institucion i shtetit nuk ka publikuar deri sot:
analizat laboratorike të Au/Ag për çdo muaj prodhimi,
bilancet metalurgjike të kompanisë,
dokumentet e shitjes / dorëzimit të përbërësve të çmuar,
raportet e kontrollit nga AKBN, Ministria e Infrastrukturës, Tatimet apo Doganat.

Ne, minatorët, pyesim sot publikisht:
KU ËSHTË KY AR?
KU JANË RAPORTET TEKNIKE?
KUSH KA KONTROLLUAR?
PSE SHTETI KA HESHTUR?

Kjo është një shkelje e rëndë e transparencës, e cila cenon drejtpërdrejt interesin ekonomik të popullit shqiptar.

Nëse kemi humbje të padeklaruara, nëse ka shpërputhje mes prodhimit real dhe atij të deklaruar, atëherë kemi të bëjmë me një çështje të përmasave shqetesuese.

Ne, minatorët grevistë, kërkojmë:
1. Audit të pavarur shtetëror dhe ndërkombëtar
për gjithë prodhimin minerar dhe përbërësit e çmuar (Au/Ag) 2018–2025.
2. Zbardhjen e plotë të të gjitha analizave laboratorike
të koncentratit, përfshirë përmbajtjen e arit dhe argjendit.
3. Zbardhjen e bilanceve metalurgjike mujore dhe vjetore,
të cilat janë të detyrueshme me ligj.
4. Kthimin në buxhetin e shtetit
të çdo vlere të përfituar padrejtësisht ose të padeklaruar.
5. Ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar ,
për të verifikuar zbatimin e kontratës koncesionare dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore që nuk kanë ushtruar kontrollin ligjor.

Kjo është nxjerrja më e madhe jashte vendit e vlerave të mineraleve te çmuara nga nëntoka shqiptare , pas asaj te Prillit 1939 ne fillim te luftes dyte boterore , në historinë e shtetit modern, shoqeruar me mungesën më alarmante të transparencës nga institucionet përgjegjëse.

Ne minatorët nuk kërkojmë lëmoshë.
Ne kërkojmë drejtësi, transparencë dhe respektimin e ligjit.
Pasuritë e këtij vendi nuk janë të askujt tjetër përveç popullit shqiptar.

MINATORËT GREVISTË TË SPAÇIT/Versus.al

Tags:

minatore spac

Poll