
Florant Nako 40 vjeç, i arratisur prej vitesh nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ish-drejtor i një banke në zonën e Kombinatit, Florant Nako më 15 tetor 2018 i ka vjedhur rreth 4.000 euro Nikolla Nikës nga llogaria bankare.
Të njëjtën vjedhje ai e ka bërë dhe më 8 korrik 2019 ku po në të njëjtën degë dhe po në të njëjtën llogari bankare, ka marrë 1.300.000 lekë.
Nga llogaria e Nikolla Nikës, 40-vjeçari ka bërë goditjen e tretë më 26 korrik 2019 duke i vjedhur 550.000 lekë, raporton TCH.
“Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi katërmujor, pas denoncimit të bërë nga banka, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, thuhet në njoftimin e policisë në vitin 2020.
Sakaq, për rastin në atë kohë ka reaguar dhe vetë banka ku në deklaratë shprehimisht thuhej: “Që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.” Versus.al
