AKTUALITET /

“Për lekë xhepi më jepte 100 euro”, Tafani rrëfen krimet e Laert Haxhiut, “i forti” i Lushnjës refuzon përballjen

Shkruar nga Versus
“Për lekë xhepi më jepte 100 euro”, Tafani
Laert Haxhiu, Artan Tafani

Në seancën që mbahet sot në Gjykatën e Posaçme, Laert Haxhiu i njohur si “i forti i Lushnjës” ka refuzuar përballjen me Artan Tafanin, ish-anëtarin e grupit të tij që tashmë është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Tafani dëshmoi sërish në GJKKO duke përsëritur detaje që i kishte thënë më herët në rrëfimin e tij për krimet që kishte kryer me urdhër të Laert Haxhiut. Ai rrëfeu sesi e kishte njohur Haxhiun dhe sesi ky i fundit e kishte paguar me 1 mijë euro për të vendosur një sasi tritoli në një banesë të Lushnjës.

“Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacionet që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro. Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje, në pronësi të Erjon Çokut. Për këtë ngjarje kam taku Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lek xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkoj e ve tritolin dhe kthehem prapë në shpi.

Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra. Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që e bëja një gjë të tillë.”- është shprehur Tafani mes të tjerash. Versus.al

Poll