Gjirokastër- Policia ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë 17 vjeçarin e shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë.
Adoleshenti dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10 vjeçar në prani të 2 të miturve të tjerë.
Pasi prindërit e të miturit bënë kallëzim në polici, autori ia mbathi drejt Greqisë, ndërsa sot është kapur teksa po hynte në vendin tonë. Versus.al

