Ekspert amerikanë të OPDAT (Zyra e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit) janë rikthyer sot në SPAK. Një përfaqësi prokurorësh, kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë që në janar të këtij viti ambasada amerikane në Tiranë pasi Donald Trump bëri betimin si president njoftoi institucionet shqiptare përmes një letre se mbështetja financiare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta është pezulluar përkohësisht.
Ky njoftim ishte dhe për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, një ndër organet që gjithmonë ka gëzuar mbështetjen e SHBA-së, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Versus.al








